METE dorëzon në Kuvend draftin për liberalizimin e tregut të energjisë
TIRANE - Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dorëzoi në Kuvend projekt/ligjin që parashikon liberalizimin e tregut të energjisë elektrike në vendin tonë. Drafti pritet të diskutohet në komisionet parlamentare gjatë ditëve të vijim.
Projekt/ligji parashikon që ndërmarrjet e mëdha që harxhojnë mbi 50 milionë kv/orë energji në vit, të cilat furnizohen aktualisht nga kompania CEZ, ta sigurojnë vetë energjinë përmes operatorëve të tjerë në linjë private.
Në këtë mënyrë KESH-i, që sipas ligjit siguron 70% të energjisë që i duhet CEZ-it, duhet të garantojë një vëllim më të vogël energjie dhe për pasojë nuk do të jetë i detyruar që për hir të zbatimit të kontratës të importojë energji për të furnizuar CEZ-in.
Projekt/ligji është hartuar në përputhje me direktivat e Bashkimit Europian për sektorin e energjisë dhe synon liberalizimin e tregut të energjisë elektrike në Shqipëri.
(er.nu/news24/BalkanWeb)