Cana: Ta fillojmë sa më mbarë!
Lorik Cana ka folur për përgatitjet që po kryen me Olimpikun e Marsejës, në prag të sfidës së fazës eliminatore të Ligës së Kampionëve.
Mesfushori i Kombëtares shqiptare shprehet optimist për përballimin e sezonit të ardhshëm. “E kemi nisur shumë herët për t’u përgatitur për kampionatin, e sidomos për të bërë një paraqitje të mirë për ndeshjen e parë të Ligës së Kampioneve. Nuk na lejohet të gabojmë. Dhe për më të tepër në dy ndeshjet e para.
Cili është programi përpara fillimit të sezonit?
Kemi bërë një punë shumë të madh për të krijuar një gjendje të mirë fizike. Tashmë na duhet të ndryshojmë fazën e punës. Tani është duke afruar kampionati dhe do të punojmë më shumë me anën taktike, lëvizshmërinë dhe topin. Sa më shumë kohë të kalojë, aq më mirë do të jemi.
Gjuri juaj ju shkakton gjithmonë dhimbje?
Po shkon gjithmonë e më mirë. Kam pasur pak lodhje fizike dhe pak ditë pushim më kanë bërë mirë. Të mërkurën kundër Monakos nuk luajta për të shmangur ndonjë përkeqësim.
Kampionati është në prag...
Është shumë e rëndësishëm ta fillojmë mirë kampionatin. Një fillim i mirë nuk është gjithçka, por kushtëzon në një farë mase vazhdimin. Dhe në Marsejë gjërat ndryshojnë shumë shpejt në një kuptim apo tjetrin. Një fillim i mirë na jep mundësinë për të bërë një sezon të bukur. E dimë se ndeshjet e Ligës së Kampioneve janë të vështira, por nga ana tjetër i gëzon lojtarët dhe klubin. Jemi duke i përgatitur shumë mirë.