Zbulohet mësuesi i Karaxhiç dhe Dragan Dabiç i vërtetë
Në çastin kur po mendohej se jeta sekrete e Radovan Karaxhiç ishte zbuluar plotësisht, shfaqet një burrë i cili tregon detaje se si e ka shpëtuar atë kur e ka takuar, mësuesi i mjekësisë alternative.
“Kur erdhi tek unë ai dukej si endacak. Ishte në një gjendje shumë të keqe, dukej sikur donte të vriste veten ose dikë tjetër. Ne e ndihmuam që të mos ta bënte këtë”, ka thënë Mina Miniç, një guru (specialist shpirti) i mjekësisë alternative për BBC. “Ai kishte flokë të gjatë të bardhë të lidhura bisht, një xhaketë të thjeshtë dhe dukej si çdokush tjetër, por jo Radovan Karaxhic. Miniç, i cili vinte nga Rusia, por tani jeton në Beograd, është specialist i asaj që njihet si bio-energjia. Ai kishte një koleksion të madh objektesh metali të çuditshme, të cilat siç thotë ai përdoren për të transferuar energjinë nga universi te njerëzit. Ishte viti 2005 kur mësuesi ishte takuar për herë të parë me Karaxhiç nën identitetin e rremë. “Ai erdhi tek unë jo si Radovan Karaxhiç, por si Dragan Dabiç”, tha Miniç. Karaxhiç ishte nënshkruar në një kurs mjekësie alternative në Beograd, kishte marrë një diplomë dhe kishte vendosur ta praktikonte vetë këtë zanat. Ata u bënë miq dhe Karaxhiç madje kishte qëndruar në shtëpinë e mësuesit guru. Karaxhiç ishte ofruar të shkruante një libër mbi mjekësinë alternative të Miniç. Mësuesi ishte aq i kënaqur sa i kishte dhënë emrin David. Më pas Karaxhiç e shndërroi emrin në Dragan David Dabiç.
Zbulohet Dabiç i vërtetë
Ndërkohë vetëm 30 milje larg në veri të Serbisë, Dragan Dabiçi i vërtetë as nuk e kishte idenë se një nga njerëzit më të kërkuar në botë kishte vjedhur identitetin e tij. Dabiç, një ish-punëtor ndërtimi 66-vjeçar jetonte në qytetin e vogël Ruma. Ai rriste domate në kopshtin e tij, nuk kishte kompjuter dhe as celular. Që me arrestimin e Radovan Karaxhiç ai tregon se, jeta e tij ishte kthyer në një makth. “Tani kur dal rrugës të gjithë njerëzit me të cilët jam rritur më thërrasin ‘Ç’kemi Karaxhiç, përshëndetje doktor’. Njerëzit thonë se jam bërë i famshëm, por unë nuk e dua këtë famë. Më bën nervoz mua dhe familjen time”, tha ai për BBC. përveç fotos, karta e identitetit të tij ishte e njëjtë me atë që kishte Karaxhiç. “U çudita që kishte marrë identitetin tim. Unë e kisha kartën time dhe nuk e njihja aspak atë”, tha Dabiç i vërtetë. Identitetin Karaxhiçit ia kishte dhënë vetë Presidenti Sllobodan Millosheviç para se të binte nga fuqia në vitin 2000. Zbulimi i Dragan Dabiçit të vërtetë mund të ndihmojë në zbulimin e rrjetit që ka mbështetur Karaxhiçin. Ndërkohë, avokati e ka arritur kohën e Apelit për ekstradimin dhe rrugët e Beogradit janë mbushur me protestues.