Korçë, një i plagosur nga aksidenti me mjetin bujqësor
Dy automjete u përplasën mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Korçë-Kapshticë, duke shkaktuar plagosjen e një personi. Mjeti bujqësor i drejtuar nga shtetasi Kastriot Elezi i ka prerë rrugën një furgoni mallrash që udhëtonte nga Bilishti në drejtim të Korçës. Si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i furgonit, i cili ka marrë ndihmën e parë në Spitalin Rajonal të Korçës.