Dinamo-Alvaro pranë akordit
22/01/2005
Dje me skuadrën e Dinamos është bashkuar dhe futbollisti nga Argjentina, i cili pritet që në këtë pjesë të mbetur të sezonit, të mbrojë ngjyrat e ekipit nënkampion. Në fakt, prej shumë kohësh, në merkaton e bluve flitej për një sulmues, i cili pritej të bashkohej me blutë dhe dje në skuadër ka ardhur argjentinasi Horge Alvaro. Futbollisti militon në kampionatin argjentinas, me skuadrën e Olimpias, ekip ky, që luan në kategorinë e parë të kampionatit argjentinas. Sulmuesi Alvaro është 33-vjeçar, ndërkohë që dje nuk ka dalë në stërvitje, me ekipin e Dinamos, pasi udhëtimi nga Argjentina ka qenë shumë i gjatë. Pritet që argjentinasi të fillojë të stërvitet me blutë, vetëm në fillimin e javës së ardhshme, ndërkohë që me siguri, ai ka pëlqimin e trajnerit Paskuli, pasi është ky i fundit që e ka sjellë te skuadra e Dinamos. Alvaro është ende i federuar me ekipin argjentinas të Olimpias e nëse bie dakord me drejtuesit blu, për pagesën, shumë shpejt ai mund të bëhet kontingjent i skuadrës nënkampione.