E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, pranga shqiptarit për dy raste dhune seksuale

Një shqiptar 23-vjeçar është arrestuar
nga policia italiane, pasi
akuzohet për dhunë seksuale.
Burimet e policisë italiane kanë bërë të
ditur për mediat vendase se një shtetase
rumune ka identifikuar shtetasin shqiptar
si autor të dhunës seksuale që
kishte pësuar mëngjesin e dy ditëve më
parë në një apartament në Campagnano
Romano, afër Romës. Mediat italiane
bëjnë të ditur se Roland Hoxholli është
arrestuar dy net më parë pas marrjes në
pyetje dhe disa ekspertizave mjekësore.
Ai akuzohet për përdhunim dhe media
italiane bën të ditur se më 9 mars të këtij
viti, Hoxholli ishte arrestuar nën akuzën
e ushtrimit të dhunës ndaj të fejuarës.
Tashmë, ai do të akuzohet për dy vepra
penale, ndërkohë që autoritetet italiane
u kanë kërkuar homologëve shqiptarë informacione
shtesë mbi këtë person. Por
sipas policisë shqiptare, ky person nuk
ka ndonjë precedent penal dhe nuk ka
qenë ndonjëherë i dyshuar për ndonjë
vepër penale. Policia italiane shpjegoi se
ky nuk është rasti i parë kur shqiptarët
akuzohen për dhunë seksuale në qytete
të ndryshme të këtij vendi, megjithëse
në të shumtën e rasteve nuk denoncohen.
Madje, sipas policisë italiane,
pothuajse një e treta e krimeve në Itali
kryhen nga emigrantët klandestinë, ku
një pjesë dërmuese e tyre janë shqiptarët.
Lajmin e ka bërë të ditur Drejtori
i Përgjithshëm i Policisë së vendit
fqinj, Antonio Manganelli, gjatë 157-vjetorit
të krijimit të forcës së policisë. "Sipas
të dhënave për muajin maj, 38 për
qind e popullsisë në burgje përbëhet
nga emigrantë klandestinë dhe mesatarisht
një e treta e autorëve të krimit janë
klandestinë", ka saktësuar Manganelli.
Ai ka shtuar se në zona të ndryshme të
Italisë, raporti mes krimeve dhe emigracionit
klandestin është 60-70 për qind.
"Bëhet fjalë për fenomenin më të rëndë
të regjistruar pas kriminalitetit mafioz të
viteve 90", ka shtuar kreu i policisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›