E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, prangoset 22 vjeçari shqiptar për përdhunim

Një 22 vjeçar shqiptar është arrestuar me akuzën se ka përdhunuar një vajzë shqiptare 18-vjeçare. I riu shqiptar, i identifikuar si Everest Sulka është arrestuar në Turi, provincë e Barit. Sulka u denoncua ditën e djeshme nga vajza 18-vjeçare, e cila ka deklaruar se është përdhunuar në muajin gusht në Massafra.
Ai ishte fshehur në shtëpinë e një miku të tij, edhe ai shqiptar. Tashmë 22-vjeçari është transferuar në burgun e Barit nën akuzën për dhunim seksual.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›