Muzeu i Shkencave të Natyrës në gjykatë
Universiteti i Tiranës i është drejtuar me një padi civile Gjykatës në të cilën ka paditur 32 pretendentët për pronarë dhe zyrën e përmbarimit dhe kundërshton dorëzimin e godinës së Muzeut të Shkencave të Natyrës.
TIRANE-Rikthehet sërish në dyert e Gjykatës së Tiranës çështja e pronësisë së Muzeut të Shkencave të Natyrës, pothuajse gjashtë muaj pasi Gjykata e Lartë vendosi t'u japë të drejtën mbi truallin ish-pronarëve. Universiteti i Tiranës i është drejtuar me një padi civile Gjykatës së kryeqytetit në të cilën ka paditur 32 pretendentët për pronarë dhe zyrën e përmbarimit duke kundërshtuar veprimet përmbarimore të ekzekutimit të detyrueshëm të vendimit gjyqësor për dorëzimin e godinës së Muzeut të Shkencave të Natyrës. Padia ka si objekt edhe pezullimin e çdo veprimi përmbarimor deri në përfundim të këtij procesi në Gjykatën Kushtetuese. Dosja me numër 12027 i ka rënë për shqyrtim gjykatëses Regelta Panajoti. Në fakt, vendimi i Gjykatës së Lartë me palë në konflikt, pedagogë të Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe ish-pronarët, shkaktoi pakënaqësi në radhët e akademikëve, pasi objekti i rëndësisë së veçantë është i vetmi i këtij lloji në Shqipëri me një pasuri prej 15 mijë lloje speciesh të koleksionuara që prej vitit 1948. Në bazë të vendimit të Gjykatës së Lartë, ku përveçse u rikthehet e drejta e pronësisë së truallit ish-pronarëve, urdhërohet që atyre t'u paguhet nga shteti qiraja disavjeçare si dhe boshatisja e ambienteve të Muzeut të Shkencave. Por, gjatë debateve në radhët e akademikeve u paralajmërua se është e pamundur që mjaft specie të zhvendosen në ambiente të tjera, sepse në këtë mënyrë kjo pasuri kombëtare rrezikon të zhduket.
(s.g/BalkanWeb)