E Diel, 1 Nëntor 2026

Tërmeti në Indonezi, mbi 770 të vdekur , bilanci pritet të rritet

Bilanci i viktimave të tërmetit të ditës së mërkurë në Indonezi vazhdon të rritet. Bilanci më i fundit flet për të paktën 770 viktima dhe rreth 2 400 të plagosur, nga të cilët 294 janë në gjendje të rëndë për jetën. Por sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Indonezisë, numri i përgjithshëm i viktimave mund të arrijë deri në disa mijëra njerëz. Lëvizja sizmike goditi vendin pak orë pas përplasjes së cunamit në ishujt Samoa, në Paqësor, të martën. Lëvizja sizmike sipas autoriteteve ishte me magnitudë 6.8 ballë. Një tërmet tjetër më magnitudë 6.3 ballë është ndjerë gjithashtu edhe në kufirin ndërmjet Përusë dhe Bolivisë. Tërmeti në Indonezi ka provokuar dëme të mëdha materiale, ndërsa janë plagosur më shumë se 500 persona të tjerë.
Tërmeti më i fundit duket se ka shtuar frikën se viktimat mund të jenë me mijëra, duke qenë se shumë prej tyre mund të jenë ende nën rrënoja. Lëkundja sizmike ka shkaktuar shëmbjen dhe dëmtimin e të paktën 500 ndërtesave. Edhe të enjten është ndjerë një tjetër lëvizje szimike, por pa provokuar të tjerë vitkima. Në maj të vitit 2006, një tërmet me magnitudë 6.3 ballë, me epiqendër në qytetin qendror te Javas, vrau më shumë se pesë mijë njerëz, teksa besohej se mund të nxiste shpërthimin e një vullkani. Ndërsa tërmeti i së mërkurës, u regjistrua rreth orës 5 sipas orës lokalë, rreth 53 kilometra nga Padangu, një qytet me më shumë se 800 mijë banorë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›