E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kamëz, makina përplas për vdekje këmbësorin

Një burrë rreth të 60-ave , identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka mbetur i vdekur pasi është përplasur nga një makinë në tentativë për të kaluar në anën tjetër të rrugës pranë mbikalimit të Kamzës. Policia në vendngjarje. 

TIRANE- Aksidentohet për vdekje një këmbësor pranë mbikalimit të Kamzës. Viktima, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është i moshuar rreth 60 vjec. Mësohet se një automjet përplasi për vdekje këmbësorin dhe u largua menjëherë nga vendgjarja pa pritur mbërritjen e policisë. Kjo e fundit është vënë në kërkim të drejtuesit të automjetit që shkaktoi aksidentin. Burime nga vendngjarja bënë të ditur se makina u largua në drejtim të Vorës.
(e.n/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›