Senati i UPT nderon Rektorin Francesko Profumo
Prof.Francesko Profumo, Rektor i Universitetit Politeknik të Torinos nderohet me titullin “Doktor Honoris Causa” nga ana e senatit të Universitetit Politeknik të Tiranës. Profesor Profumo u shpreh i nderuar për titullin.
TIRANE- Senati i Universitetit Politeknik të Tiranës i ka dhënë Rektorit të Universitetit Politeknik të Torinos, profesor Francesko Profumo, titullin “doktor honoris kauza” me motivacionin kontribut të shquar në implementimin e procesit të Bolonjës në universitetin Politeknik të Tiranës, me pasurimin e bazës didaktike shkencore dhe kualifikimin e stafit akademik të këtij Universiteti. Profesor profumo u shpreh i nderuar, ndërsa theksoi rëndësinë e bashkëpunimit midis dy vendeve tona në fushën e kërkimeve shkencore. “Pas 11 vjtesh nga ardhja ime e parë gjej një vend tjetër, një vend që ka ndryshuar dhe ku duket qartë dëshira për tu zhvilluar dhe rritur. Miqësia midis dy vendeve tona do të vijojë edhe në të ardhmen dhe unë jam i nderuar që ndaj me ju një projekt të mirë që lidhet me një investim për të rinjtë dhe që nënkupton një investim për të ardhmen.” u shpreh Profumo.
Ndërkaq në fjalën e tij me këtë rast, ministri i arsimit Myqerem Tafaj theksoi se vendi ynë ka me Italinë bashkëpunimin më intensiv në arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor.
(e.n/news24/BalkanWeb)