Maqedoni, njëfëmijë humb jetënnga gripi A/H1N1
SHKUP- Një fëmijë, tetë vjeç, humbi jetën në Klinikën për Sëmundjet Infektive nga gripi pandemik A/H1N1 në Maqedoni, njoftuan autoritetet shëndetësore, të cilat bënë të ditur se viktima vuante edhe nga paraliza cerebrale.
''Fëmija ishte mjekuar në shtëpi me terapinë e dhënë nga mjeku i familjes, ndërkohë pas përkeqësimit iu vendosën aparaturat e oksigjenit dhe ato respiratore. Edhe pse përpjekja e mjekëve ishte maksimale, ai nuk mundi të mbijetojë'', tha me anë të një deklarate Ministria maqedonase e Shëndetësisë.
''Numri i përgjithshëm i rasteve të paraqitura me grip në Maqedoni arriti në 8 800 persona, ku janë regjistruar gjashtë raste të vdekjes, prej të cilëve dy janë raste pozitive të tipit A/H1N1, dy raste pozitive të tipit B, ndërsa dy raste të tjera janë diagnostifikuar sipas simptomave klinike të gripit'', shtoi ministria e Shëndetësisë.
(e.n/mia/BalkanWeb)