E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, seks me nxënësen, arrestohet profesori

NOVARA – Policia e Novaras në Itali prangosi profesorin e një shkolle të mesme, nën akuzën e abuzimit seksual me nxënëset e tij.

41-vjeçari Diego Trigili, profesor historie në një shkollë të mesme në Novara, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një nxënëse të cilës i jepte leksione private edhe në shtëpi.

Sipas policisë, dyshimet për 41-vjeçarin vërtetohen edhe nga mesazhet në Facebook dhe sms-të që ai i kishte dërguar vajzës, ku i bënte propozime të pahijshme.

Sipas mediave vendase, vetë profesori ka pranuar akuzat, ndërsa në shtëpinë e tij është gjetur edhe një video ku ai shfaqet duke abuzuar me një tjetër nxënëse.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›