Të martohesh me përdhunuesin, Marokenët kërkojnë shfuqizimin e kodit islamik
TIRANE-Marokenët kërkojnë ndryshim të kodit të rreptë islamik ndërsa shprehen të zemëruar ndaj vdekjes së një 16 vjecareje që vrau veten, sepse u detyrua sipas ligjit të martohej me njeriun që e përdhunoi një vit më parë.
Në një peticion online në rrjete sociale shumë popullore si Facebook, shprehet tmerri dhe dhimbja që kanë ndjerë për 16-vjecaren Amina Filali, që gëlltiti helm miu dhe vdiq të shtunën e kaluar në shenjë proteste për martesën me përdhunuesin e saj.
Neni 475 i kodet penal maroken lejon rrëmbyesin e fëmijëve, përdhunuesin e tyre që të martohet me viktimën e tij me qëllim që kjo e fundit t’i shpëtojë dënimit dhe njëkohësisht kështu ruhet dhe nderi i familjes së viktimës.
'Amina, 16 vjec me këtë rast u përdhunua 2 herë, një herë nga përdhunuesi i saj dhe njëherë nga kodi penal islamik', shkruajnë organizatorët e peticionit online.
Abdelaziz Nouaydi, që drejton Dhomën e Adalas për reforma ligjore propozon që martesa në këto raste të ketë vetëm nëse familjet dhe viktima e dëshirojnë këtë gjë.
'Kjo mund të ndodhë rrallë, por ka familje apo viktima që kanë frikë se pas përdhunimit nuk mund të gjejnë më dikë që të martohen, ndaj pranojnë martesën”´, tha Abdelaziz Nouaydi.
Organizatorët e peticionit shprehen se kanë vite që kërkojnë që ky ligj të mos ekzistojë më, sepse sipas tyre, në cdo nen te tij anë favorizohet vetëm përdhunuesi.
Në disa shoqëri, humbja e virgjërisë së një gruaje kosniderohet si humbje e madhe e nderit të familjes.
Në shumë vende të Lindjes së Mesme ekziston një traditë ku përdhunuesi martohet me viktimën e tij, me qëllimin e vetëm që familja e viktimës të mos ndjehet e cnderuar.
Një rregull i tillë është dhe tek libri i Dhiatës së Vjetër.
Në rastin e Aminës, babai i saj tha se zbatoi ligjin. “Nuk kemi c’të bëjmë, në një moment që t'i raporton përdhunimin, ti do zbatosh cfarë të thotë ligji”, shfajësohet ai.
Amina e vogël i tregoi dhe nënës së saj se bashkëshorti e rrihte prej 5 muajsh, por nëna e këshilloi të ruante qetësinë.
Peticioni në një kohë të shkurtër ka siguruar 1 mijë firma.
(d.b/BalkanWeb)