Itali, sërish tërmet në Akuila
Një tërmet ka lëkundur mëngjesin e së martës tokën e Akuilas në Itali, duke krijuar panik ndër banorët e kësaj zone. Sipas të dhënave të bëra publike nga mediat lokale, duke iu referuar atuoriteteve të sizmiologjisë, tërmeti ishte 2.7 ballë i shkallës Rihter. Sipas të njëjtave burime, lëkundja u ndje edhe në qytezat Lukoli, San Panfilo dhe Tornimparte. Vitin e kaluar një tërmet i fuqishëm përfshiu rajonin e Abrucos në vendin fqinj, duke shkaktuar qindra të vdekur dhe duke shkatërruar banesat e qytetit të Akuilas. Tërmeti më i fundit, pason sizmën e datës 9 mars, po në Itali, ku sërish epiqendra ishte në Akuila, e më saktësisht në lagjen Valle Pretara. Lëkundja sizmike u regjistrua në mesnatë duke u gdhirë e marta e 9 marsit, në qytetin italian Aquila dhe u ndje në një thellësi prej 9.4 km.