E Shtunë, 31 Tetor 2026

Josipoviç: Edhe Kosova do të jetë pjesë e BE-së


Presidenti i Kroacisë, Ivo Josipoviç, ka deklaruar gjatë një vizite në Austri, se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor një ditë do të jenë pjesë e Bashkimit Europian, përfshirë këtu edhe Kosovën. "Bëhet fjalë për mbështetje ndaj atyre shteteve që ende nuk janë në bisedime direkte për anëtarësim në BE", ka thënë Josipovic, duke shprehur bindjen e tij se, Serbia, Bosnja e Herçegovina, Mali i Zi, Maqedonia dhe Kosova, një ditë do të bëhen pjesë e Bashkimit Europian. Me konstatimin e Josipoviçit është pajtuar edhe kryetarja e parlamentit austriak Barbara Pramer, e cila ka thënë se, nevojitet një bashkëpunim me i ngushtë ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor , dhe se rruga e tyre duhet të çojë në BE.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›