E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, shenohet viktima e 16

Sonila Isaku
Nderron jete ne Itali njeri prej te plagosurve nga shperthimi i fabrikes se cmontimit te municioneve ne Gerdec te Vores. Sipas njoftimit te Ministrise se Shendetesise, dje pasdite, njeri prej te plagosurve ne spitalin e Brindisit ka nderruar jete per shkak te plageve te renda. Ka qene 47-vjecari Azem Ameliu, i cili nuk ka mundur t'iu beje balle plageve te marra nga shperthimi i municionit, pavaresisht kujdesit mjekesor te specializuar. Keshtu, numri i persona qe kane humbur jeten nga kjo tragjedi ka arritur ne 16, por pritet qe rritet akoma edhe me teper, pasi vazhdojne kerkimet ne rrenojat e fabrikes. Nga ana tjeter, perkeqesimi i gjendjes shendetesore te tre pacienteve ne repartin e djegies ka detyruar mjeket qe te marrin vendimin per transportim te tyre jashte shtetit. Ka qene Italia, e cila ka pritur dje edhe 3 paciente te tjere, te cilet jane plagosur gjate shperthimit ne Gerdec. Sipas mjekeve te QSUT-se, gjendja shendetesore e ketyre personave eshte perkeqesuar gjate dites se djeshme. E ndersa, gjate paradites u fol se tre prej pacienteve do te kuroheshin ne Kroaci, ky vendim eshte kthyer dhe u pa e udhes qe pacientet te fluturonin drejt Italise. Deri me tani jane 16 paciente, te cilet po marrin sherbimin mjekesor ne Itali e Greqi.
Ndotja
Specialiste te shendetesise dhe ata te mjedisit kane kryer analizat paraprake gjate dites se djeshme per te pare cilesine e ujit te pijshem. Sipas perfundimi te ketyre analizave, ka rezultuar se pastertia e uji eshte brenda parametrave te kerkuara. Nderkohe qe eshte rekomanduar shtimi i sasise se klorit, per vete faktin e ndonje bakteri te mundshem. "Nga analizat e deritanishme te ujit te pijshem, mostra te marra nga pikat fundore dhe puset, tregojne se uji i pijshem nuk eshte i ndotur. Per monitorimin e ujit te pijshem, grupi i emergjences po bashkepunon me sektorin e Ujesjellesit, i cili po merret me klorinimin. Vleresimi kimik dhe mikrobiologjik i ujit te pijshem po kryhet intensivisht", ka pohuar zedhenesja e Ministrise se Shendetesise, Zhaneta Tomcini. Sipas saj, vec ekzaminimit te ujit te pijshem, zona Gerdec, ku ka ndodhur shperthimi, do t'i nenshtrohet dezinfektimit dhe pastrimit nga mbetjet toksike dhe kafsheve te ngordhura. Kjo mase do te merret me synim shmangien e kontaminimit te ambientit. Ministria e Shendetesise konfirmoi se ne bashkepunim me Bashkine e Vores, po zhvillohen kontrolle per pranine e kafsheve shtepiake te ngordhura dhe po kryhet dezinfektimi ne zonat e pastruara nga municionet.
Ndersa per sa i perket vaksinimit te popullsise, ai do te kryhet fillimisht tek ata persona qe kane marre plage gjate shperthimit te municioneve.
Gjaku
Spitalet shqiptare nuk kane aparaturat e duhura dhe te nevojshme per te ruajtur gjakun ne temperaturat dhe ambientet e duhura. Pas 1 mije dhurimeve te kryera gjate ketyre diteve, drejtuesit e Spitalit Ushtarak kane falenderuar popullaten dhe kane bere thirrje qe keto akte vullnetare te pezullohen. Kjo per vete faktin se eshte perdorur nje sasi shume e vogel nga gjaku i dhuruar, nderkohe qe ai mund te prishet, pasi nuk ka vend se ku te ruhet. Kjo eshte hera e pare kur spitalet shqiptare kane nje sasi rezerve te mjaftueshme me gjak. Dhurimet vullnetare te kryera ne vendin tone, por edhe ndihmat e ardhura nga jashte kane cuar ne 2 mije flakon gjak per t'u ardhur ne ndihme te lenduarve te tragjedise se Gerdecit. "Deri tani dhurimet vullnetare te gjakut ne rang vendi per te plagosurit nga shperthimi ne Gerdec, kane arritur deri ne rreth 1 mije njesi gjaku", jane shprehur drejtues te Spitalit Ushtarak. Sipas tyre, vec dhurimet qe jane kryer nga punonjes te institucioneve shteterore dhe qytetaret shqiptare, vendi eshte ndihmuar edhe nga shteti i Kosoves, Italise dhe Greqise, nga te cilat jane dhene rreth 1200 njesi gjaku.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›