E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndoka, ndalon informacionin per mediat

Me ane te nje urdhri te brendshem, ministri i Shendetesise ka detyruar mjeket dhe zyren e shtypit te Qendres Spitalore Universitare "Nene Tereza" qe te mos japin asnje informacion. Kjo eshte hera e dyte brenda ketij viti, ku kreu i Shendetesise ka ndalur informacionin per mediat. Tre muaj me pare, Ndoka u dha urdher mjekeve te mos flisnin mbi pacientet me meningjit, kurse dje ka dhene te njejtin urdher per te plagosurit e shperthimit. Sipas urdhrit te dhene, asnje prej mjekeve nuk duhej te prononcohej mbi gjendjen e te semureve dhe pacienteve, te cilet kane marre plage gjate shperthimit ne Gerdec. I vetmi informacion ka dale nga zyra e shtypit te Ministrise se Shendetesise mbi masat qe po merren ne zonet perreth shperthimit si vaksinimi, analizat e ujit etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›