E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, shkatërrohet banda e drogës, mes të arrestuarve edhe 2 shqiptarë

Policia italiane ka shkatërruar një bandë të shpërndarjes së drogës, kur mes të arrestuarve janë edhe dy shqiptarë. Aksioni i ndërmarrë më zonën e Bolonjës, çoi në sekuestrimin e 18 kilogramëve drogë e llojit kokainë. Sipas të dhënave, sasia e drogës vinte nga Holanda dhe kishte destinacion tregun italian.
Shqiptarët e arrestuar janë Ervin Shini, 31-vjeç, Ardian Gjini, 29-vjeç dhe një shtetas rumun. Policia ka sekuestruar rreth 96 mijë euro dhe dy makina të përdorura nga shpërndarësit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›