E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Kulla", dy në pranga për fallsifikim dokumentash

Policia e Tiranës ka arrestuar sot, dy inxhinierë të akuzuar për fallsifikim doumentash. Operacioni i koduar “Kulla”, ka vënë para drejtësisë të dyshuarit për falsifikim të Aktit të Kolaudimit për të përfunduar pallatin Nr.31 në rrugën "Qemal Stafa". 

TIRANË-Sipas burimeve të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, "U ekzekutua vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka vendosur më datë 30.09.2009 masën e sigurisë "Arrest në shtëpi" për veprën penale të "Falsifikimit të dokumentave", në ngarkim të shtetasit , Leonard Gjergji, 57 - vjeç, lindur e banues në Tiranë, me profesion inxhinier ndërtimi. Po ashtu, sot u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë e cila ka caktuar masën e sigurimit personal me "Garanci pasurore" në shumën prej 2.500.000 lekësh, për veprën penale të "Falsifikimit të dokumentave në bashkëpunim" dhe të "Mashtrimit me pasoja të rënda", në ngarkim të shtetasit Pëllumb Ibrahim Çela, 56 - vjeç, lindur e banues në Tiranë, me profesion Inxhinier, administrator pranë një kompanie private. Sipas burimeve të mësipërme, në sajë të një hetimi si dhe nga tërësia e akteve të administruara nga seksioni Kundër Korrupsionit, ka rezultuar se në vitin 2007 shtetasi Pellumb Çela në bashkëpunim me shtetasin Leonard Gjergji, dyshohen se kanë fallsifikuar për qëllime përfitimi, Aktin e Kolaudimit për të përfunduar pallatin Nr.31 i ndodhur në rrugën "Qemal Stafa" në Tiranë. Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, po vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të personave të tjerë të implikuar. Vendimet e Gjykatës, për ndalimin e tyre u ekzektuan në banesë dhe në ambjentet ku ata ishin të punësuar. (m.a/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›