Itali, pranga dy shqiptarëve me 18 kg kokainë
Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar nga policia e Bolonjës gjatë një operacioni blic që rezultoi në sekuestrimin e 18 kg kokainë. Droga e gjetur në makinë, kap vlerën e 1.5 mln eurove për pako, ndërkohë që u sekuestruan 60 të tilla.
BOLONJA- Dy emigrantë shqiptarë janë arrestuar në Itali për trafik droge. Ardian Gjini, 29 vjec, klandestin në Itali dhe Ervin Shini 31 vjec, janë arrestuar nga policia e Bolonjës gjatë një operacioni blic që rezultoi në sekuestrimin e 18 kilogrameve kokainë. Droga u gjet në makinën e tyre tip Mercedes brenda serbatorit të saj, ndërsa një pjesë e vogël ishte vendosur edhe në bagazh.
Një tjetër person është arrestuar gjatë këtij operacioni. Ai është rumuni Florin Emilian Dobros 22 vjec i cili rezulton të jetë bashkëpunëtor i dy shqiptarëve. Sipas autoriteteve të Bolonjës bëhet fjalë për një nga sekuestrimet më të mëdha të kokainës në vitet e fundit në Bolonjeze. Droga e cilesisë së lartë vinte nga Belgjika dhe ka një vlerë rreth 35 mijë euro për kilogram dhe rreth 1.5 milionë euro për një pako. Gjithsej u sekuestruan 60 pako me kokainë.
Shqiptari Ervin Shini, konsiderohet kreu i kësaj bande të trafikimit të drogës dhe i akuzuar për një sërë krimesh si trafik droge, por edhe për shfrytëzim prostitucioni. Përvec drogës u konfiskuan dhe rreth 96 mijë euro kesh. Autoritetet thanë se Bolonja nuk është vetëm një vend tranzit i drogës, por një pjesë e mirë e saj shitet për tregun vendas, vecanërisht në Emilia Romanja.
(e.n/News24/BalkanWeb)