Itali, shpërthen dhuna pas votëbesimit të Berluskonit

Gjuajtjeve me gurë dhe shishe të protestuesve policia u është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës. Një turmë prej qindra personash shkatërruan motoçikleta dhe mjete të policisë jashtë pallatit Montecitorio, ku vendosej fati i kryeministrit.
Korrespondenti i CNN-it thekson se policia po shtynin protestuesit në Via Del Korso por protestuesit duket vërtet të irrituar.
Përveçse në Romë, tensione ka edhe në Napoli, Xhenova dhe Palermo. ku studentët arritën të bllokonin hyrjen e aeroportit.
Papunësia në Itali ka arritur në 8.5 për qind, shifra më e lartë që prej vitit 2003, sipas zyrës italiane të statistikave. ndërsa Banka e Italisë njofton se borxhi publik ka arritur në 120 për qind të prodhimit të Brendshëm Bruto./Start/Fatjon Prroni/
2010-12-14 16:25
[