E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takimi Bozdo-Firera

Konfindustria italiane interesohet të investojë pothuajse në të gjitha fushat ekonomike si: në energjinë e rinovueshme, në sektorin agroalimentar, në sektorin e agrobiznesit, në sektorin farmaceutik si dhe në sektorin e ndërtimit. Ky interes u shpreh nga Presidenti i Nderit të Konfindustrias italiane, Giovanni Firera, gjatë një takimi të zhvilluar me zëvendësminsitrin e Ekonomisë, Enno Bozdo dhe përfaqësues të Konfindutrisë në Shqipëri. 

Zoti Bozdo theksoi gjatë fjalës së tij se qeveria shqiptare ka ndërmarrë disa reforma në drejtim të klimës së biznesit dhe  në drejtim të thithjes së investitorëve të huaj, duke iu referuar regjimit të ulët fiskal. 

Në fjalën e tij Presidenti i Nderit të Konfindustrias në Itali, Giovanni Firera, shprehu kënaqësinë për mikpritjen dhe miqësinë që Shqipëria tregon ndaj vendit të tij. Zoti Firera u shpreh se rreth 30 biznese nga Siçilia dhe rajoni i Piemontes kanë shfaqur interesin për të investuar në Shqipëri, në fusha si ndërtimi, energjia e rinovueshme, bujqësia apo edhe në atë farmaceutike.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›