Homazh për mësuesin e popullit, Vesel Nova
Miq, familjarë, ish-kolegë dhe ish-nxënës, drejtues të arsimit e qytetarë krutanë u mblodhën në kalanë e Krujës, në një ceremoni përkujtimore me rastin e 20-vjetorit të vdekjes së njërit prej mësuesve më të shquar të popullit, Vesel Nova.
Mësuesi u dallua për punën plot pasion e përkushtim për 26 vjet rresht në Malësinë e Krujës, duke fituar respektin dhe admirimin e nxënësve dhe prindërve të tyre.
Për punën e tij të gjithanshme e të palodhur edhe pas daljes në pension, ai është vlerësuar nga organet e pushtetit, arsimit dhe shoqëria. Veç të tjerash, në vitin 1993, pas vdekjes, është dekoruar me urdhrin "Naim Frashëri". Gjatë kësaj ceremonie nderimi, Sekretari i Këshillit të Komunës Cudhi, Daut Karaj, u dorëzoi pjesëtarëve të familjes titullin e mirënjohjes së kësaj komune. Ish-drejtues të arsimit të Krujës, kolegë, nxënës, të afërm dhe dashamirës të tij, si Sadik Lama, Gëzim Balla, Xheval Selami, Besnik Dollaku, Baki Dollma, Hysen Derveni, Abdyl Bakiu, treguan episode të shumta dhe emocionuese nga puna, karakteri, dashuria dhe pasioni i këtij mësuesi të talentuar në drejtim të krijimit të mjeteve ilustruese mësimore, në luftën kundër analfabetizmit. Në këtë ceremoni mbresëlënëse mori pjesë dhe përshëndeti edhe deputeti Ylli Lama. Ai theksoi se shembulli i këtij mësuesi, ashtu si dhe i mjaft kolegëve të tjerë, shërben edhe sot si burim referimi dhe frymëzimi në kapërcimin e sfidave të mëdha për shkollimin dhe emancipimin e shoqërisë sonë demokratike. Me këtë rast u bë edhe promovimi i Librit me Kujtime të mësuesit Vesel Nova.