E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teksti i çmimit

Komiteti norvegjez i "Nobelit" ka vendosur që çmimin "Nobel" të paqes për vitin 2009 t‘ia akordojë Presidentit amerikan, Obama, për përpjekjet e tij të jashtëzakonshme në forcimin e diplomacisë ndërkombëtare dhe bashkëpunimin mes popujve. Komiteti i ka kushtuar shumë rëndësi vizionit dhe punës së Obamës për një botë pa armë bërthamore. Obama, si President, ka krijuar një klimë të re në politikën ndërkombëtare. Diplomacia shumëpalëshe ka zënë një vend të rëndësishëm e njëherazi i është kushtuar vëmendje edhe rolit që duhet të luajnë OKB dhe organizata të tjera ndërkombëtare. Dialogu dhe negociatat janë mjetet e preferuara për zgjidhjen e konflikteve, madje edhe atyre më të vështira ndërkombëtare. Vizioni i një bote pa armë bërthamore ka nxitur çarmatimin dhe negociatat për kontrollin e armëve. Falë iniciativave të Obamës, Shtetet e bashkuara po luajnë tani një rol shumë më konstruktiv në arritjen e sfidave të mëdha për mbrojtjen e klimës dhe ambientit. Demokracia dhe të drejtat e njeriut duhet të forcohen. Shumë rrallë ka ndodhur që një njeri i vetëm të ketë tërhequr vëmendjen e botës mbarë për shpresën që i ka dhënë vendit të tij për një të ardhme më të mirë. Obama është një njeri i tillë. Diplomacia e tij bazohet në konceptin që ata që duhet të qeverisin botën duhet ta bëjnë një gjë të tillë në bazën e vlerave dhe qëndrimeve që miratohen nga shumica e popullsisë së botës. Për 108 vjet Komiteti Norvegjez i Nobelit ka synuar që të nxisë pikërisht këtë politikë ndërkombëtare dhe ato mënyra veprimi përçues botëror i të cilave është aktualisht vetë Obama. Komiteti mbështet thirrjen e Obamës se "Tani ka ardhur koha për të gjithë ne që të marrim pjesën tonë të përgjegjësisë në kundërpërgjigjen ndaj sfidave botërore".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›