Itali, shqiptari kërcënon mbi cati: Nuk më paguan punën, do vetëvritem!
MILANO-‘Do hidhem nga catia, do të vetëvritem nëse nuk më paguani’, kanë qenë fjalët që një shqiptar 41 vjecar qe i përsëriste dje vazhdimisht për orë me radhë majë një catie në Parabiagi, Itali.
Ishte ora 9 e 30 e mëngjesit te se merkures kur punëtori shqiptar hipi në catinë e një vile në Villastanza për ndërtimin e së cilës ai kishte punuar shumë kohë. Punëtori shqiptar kërcënonte se do të hidhej nga catia nëse nuk paguhej për orët e papaguara në punën e tij në ndërtim.
Kjo nuk është hera e parë që burri depresiv ndërmerrte këtë veprim. Brenda këtij viti në Janar ai sërish u bë protagonist se do të vetëvritej duke hipur në një tjetër cati të një ndërtese dhe pas 5 orë negociatash me policinë vendosi të ndërronte mendje.
Këtë radhë shqiptari, emri i të cilt nuk bëhet i ditur, qëndroi një ditë të tërë majë catisë së vilës. Menjëherë aty mbërritën policia, zjarrfikëset dhe madje dhe një ambulancë për cdo të papritur.
Pas negociatave me zjarrfikësit dhe policinë rreth orës 20:30 të mbrëmjes punëtori vendosi të zbriste me vullnetin e tij shëndoshë e mirë në tokë, duke i dhënë fund dramës në Parabiagi.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Itali, shqiptari kërcënon mbi cati: Nuk më paguan punën, do vetëvritem!