Vlorë, arrestohen 5 afganë, tentuan të kalonin në Itali
VLORË- Brënda harkut kohor të dy ditëve ka shkuar në 5 numri i afganëve të kapur në portin e Vlorës, të cilët tentojnë të kalojnë në drejtim të Italisë. Ditën e sotme janë ndaluar 3 shtetas afganë brenda një kamioni që transportonte bitum, gjatë kontrollit në portin e Vlorës.
Mësohet se ata ishin të fshehur mes thasëve dhe janë konstatuar gjatë kohës, kur kamioni synonte të futej në traget, për të nisur lundrimin drejt shtetit Italian. Policia konfirmon se dyshohet që klandestinët të kenë hyrë nëpërmjet Greqisë. Këto raste janë të parët që pikasen në portin e Vlorës pas një harku kohor të 3 vjetëve. Sipas bluve po hetohet për një linjë të mirëfilltë trafiku, e cila kalon klandistinët transit nëpërmjet vendit tonë.
(el.me/news24/BalkanWeb)