Tragjedia përsëritet në Vlorë, dy fëmijë asfiksohen

Tragjedia nuk është e para por e radhës që shënohet në familjet shqiptare dhe për fatin tragjik, viktimat janë fëmijët e pafajshëm.
Së fundi, humbën jetën Prishilda dhe Kristaq Lelaj, përkatësisht 4 dhe 3 vjeç, të cilët ishin lënë vetëm në banesë pasi prindërit punonin në ndërmarrjen komunale të qytetit.
Ngjarja ndodhi në lagjen “24 Maji” në Vlorë, ku shkaku është sërish rënia e zjarrit brenda banesës. Muaj më parë në Sukth të Durrësit humbën jetën 4 fëmijë dhe që prej atëherë reagimi i autoriteteve pothuajse nuk është ndjerë.
Policia tha se shkak për ngjarjen e sotme ishte bërë një kalorifer i lënë ndezur, i cila ka shkaktuar djegien e banesës. Fëmijët të përfshirë nga tymi i dendur kanë tentuar të dalin jashtë, por kaq ka mjaftuar përpjekja e tyre e dëshpëruar pasi dera ishte mbyllur dhe prindërit ishin shumë larg për t’iu ardhur në ndihmë.
Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes sqaruan se Klarenti 35-vjeç dhe bashkëshortja, ishin nisur në punë që në mëngjes duke lënë në banesë dy fëmijët në një moshë tejet të vogël, ndërkohë që fëmija i tyre i tretë 7-vjeçar ishte tek të afërmit e tyre.
Forcat zjarrfikëse shkuan në banesë për të shuar zjarrin, por ndërhyrja e tyre ishte e vonë pasi vogëlushët kishin ndërruar jetë. Pas kësaj, trupat janë dërguar në morg, ndërsa policia po heton për të zbuluar shkaqet e ngjarjes të rëndë. /Saimir Lleshi/Start/
2011-01-04 10:11
[