PS, Beqja: Të nisë sa më shpejt dëmshpërmblimi i banorëve në zonat e përmbytura
Një ditë pas seancës së jashtëzakonshme të kuvendit për përmbytjet në Shkodër, PS kërkon nga qeveria të nisë sa më parë punën për vlerësimin e dëmeve të shkaktuar nga fatkeqësia natyrore dhe dëmshpërblimin e të prekurve. I zgjedhuri i PS Ilir Beqja tha sot gjatë një konference për shtyp se ende nuk janë mbledhur këshillat bashkiake e komunale të zonave të përmbytura dhe ende nuk ka filluar vlerësimi i dëmeve. Sipas tij ekzekutivi duhet të marrë masa për t’i ardhur në ndihmë ketyre banorëve dhe të mos mjaftohet me rezoltuta boshe.
“Ne sot i kërkojmë Sali Berishës që të mos mjaftohet me rezoluta boshe
në seanca të quajtura të jashtëzakonshme edhe pse Kushtetuta i përcakton
ndryshe, por të fillojë urgjentisht me marrjen e masave konkrete për të
ndihmuar banorët e zonave të përmbytura.Për këtë arsye ne i bëjmë
thirrje Sali Berishës të fillojë menjëherë me vlerësimin e dëmeve me
ekipe profesionistësh; të bëjë ndryshimet e nevojshme në ligjin e
buxhetit të shtetit për të siguruar fondet për dëmshpërblimin; të
fillojë asistencën e menjëhershme financiare për familjet që tash e dy
javë nuk kanë më asnjë mundësi të gjenerojnë të ardhura. I bëjmë po
ashtu thirrje Sali Berishës që të heqë dorë urgjentisht nga
selektiviteti politik në dhënien e ndihmave” tha Beqja.
Kuvendi miratoi në seancën e së hënës nje rezolute per "Permbytjen ne
qarkun e Shkodres", përmes së cilës i kërkohet qeverise qe te nderhyje
me kapacitete njerezore dhe financiare ne situaten e krijuar ne Shkoder.
Gjithashtu, i kerkohet qeverise qe te beje vleresim real ne llogaritjen
e demeve, me transparence ne zonat e prekura, duke mundesuar edhe
demshperblimin me transparence te plote. Me heret gjate seances,
kryeministri Berisha tha se permbytja ne qarkun e Shkodres u shkaktua
nga moti i keq, duke shtuar se rregullorja eshte zbatuar pike per pike.
Azhornuar së fundi ( e martë , 19 janar 2010 )
< I mëparshmi