E Diel, 1 Nëntor 2026

Vidhnin automjete, goditet grupi kriminal

Në Tiranë goditet një grup kriminal i cili kryente vjedhje të automjeteve. Ka qenë operacioni i koduar “Heshtja”, i kryer nga forcat e komisariatit numër 3, që ka bërë të mundur vënien në pranga të tre personave me akuzën për vjedhje në bashkëpunim. Arrestimi i tyre u bë në afërsi të stacionit të trenit, pas një hetimi rreth një mujor, gjatë së cilit policia mundi të dokumentonte një sërë vjedhjesh të kryera nga grupi si dhe të zbulonte mënyrën e veprimit të tyre.

Në pranga kanë rënë Romeo Lulëzim Rakipi, 22 vjec,  Flamur Riza Matoshi,
22 vjec, A.I, 16 vjec, ndërkohë që është shpallur në kërkim shtetasi
I.I, 26 vjec. Të katërt këta persona në bashkëpunim me njëri- tjetrin
vidhnim automjete, kryesisht të markës Benz, të cilat i dërgonin më pas
në qytetin e Durrësit me qëllim shitjen e tyre. Në cilësinë e provës
materiale janë gjetur dhe sekuestruan 4 automjete nga 7 qe dyshohet te
jene vjedhur.

Për të realizuar vjedhjet të ndaluarit komunikonin me
mesazhe dhe përmes adresave elektronike, yahoo dhe facebook.

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›