Dështimi i samitit aziatik, Moon shpreh keqardhje
Nju Jork -Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon shprehu sot keqardhjen për shtyrjen e samitit të liderëve aziatikë që ishte parashikuar të zhvillohej sot në Tajlandë. "Më vjen keq për shtyrjen e samitit. Kuptoj rrethanat të cilat e shtynë qeverinë tajlandaze të ndërmerrnin këtë vendim të vështirë", u shpreh Moon.
"Shpresoj në stabilizimin e shpejtë të situatës në vend dhe në zgjidhjen e mospërputhjeve mes palëve përmes dialogut dhe rrugëve paqësore"-shtoi Sekretari i OKB-së.Samiti, i drejtuar nga Shoqata e Vendeve të Azisë Juglindore (ASEAN) u anulua pasi disa protestues tajlandezë antiqeveritarë thyen masat e sigurisë dhe hynë në sallën e rezervuar për median në kompleksin turistik ku do të zhvillohej takimi.
Samiti do të mundësonte takimin e liderëve nga 10 shtetet anëtare të ASEAN dhe Kinës, Japonisë, Koresë së Jugut, Indisë, Australisë dhe Zelandës së Re për të diskutuar mbi tregëtinë, çështjet ekonomike dhe sigurinë rajonale. Anëtarët e ASEAN janë Brunei, Kamboxhia, Indonezia, Laosi, Malajzia, Birmania, Filipinet, Singapori, Tajlanda dhe Vietnami.