E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përleshjet me PKK-në, vdesin dy ushtarë turq

Sirnak - Si pasojë e shkëmbimeve të zjarrit gjatë natës së kaluar midis rebelëve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit në Sirnak, juglindje të Turqisë, dy ushtarë turq mbetën të vdekur, njoftoi sot agjencia turke e lajmeve Anadolli. Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) lufton prej më shumë se 25 vjetësh për autonominë e rajonit kurd në pjesën juglindore të Turqisë.

Dhjetëra e mijëra persona kanë humbur jetën nga sulmet e pjesëtarëve të PKK-së apo gjatë përleshjeve me trupat turke të sigurisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›