E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria rumune kërkon dialog

Qeveria e Rumanisë ka thirrur një takim urgjent për të diskutuar për përshkallëzimin e protestave kundër masave shtrënguese.

Të dielën në kryeqytetin e Bukureshtit, protestuesit hodhën gurë në drejtim të forcave të rendit, ndërsa këto të fundit u përgjigjën me gaz lotsjellës.

Agjencitë rumune të lajmeve bëjnë të ditur se mbi 50 persona kanë kërkuar ndihmën mjekësore si pasojë e përleshjeve, ndërsa 40 të tjerë janë arrestuar nga policia.

Protesta paqësore mësohet të jenë mbajtur gjatë së dielës në qytete të tjera si Timisoara dhe Lasi.

Protestuesit për katër ditë me radhë kanë kundërshtuar rënien e standardit të jetësës, reformat kontroverse të kujdesit shëndetësor, taksat e larta dhe korrupsionin.

Kryeministri Emil Boc u ka bërë thirrje protestuesve të ndalojnë dhunën.

“Mesazhi im është dialogu. Rumunët kanë të drejtë të jenë të pakënaqur. Unë e kuptoj secilin nga ta. I di vështirësitë që kanë duruar. Por, dhuna nuk është zgjidhje”, ka thënë Boc.

Protestuesit po ashtu kërkojnë dorëheqjen e presidentit Traian Bashesku dhe të qeverisë së tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›