E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rumani perleshje te dhunshme kunder presidentit Basesku

Përleshje te dhunshme janë regjistruar mes forcave policore dhe protestuesve në Bukuresht të Rumanisë. Policia u detyrua të përdorte gaz lotsjellës, ndërsa nëntë persona u raportuan të plagosur, gjatë përplasjeve. Rreth 2 mijë persona kanë qenë pjesë e një proteste antiqeveritare, duke kërkuar dorëheqjen e saj dhe të presidentit Trajan Basesku. Ata i quajnë përgjegjës për uljen drastike të nivelit të jetesës, si dhe për masat e kursimeve këto mujat e fundit.
Protesta nisi si një manifestim i qetë kundër autoriteteve, pas shkarkimit të një funksionari shumë popullor të sektorit shëndetësor, por numri i protestuesve u shtua vazhdimisht, ndërsa lëvizja u shndërrua në një demonstrim kundër një sërë reformash jopopullore.
Duke marrë shembullin e Bukureshtit, disa protesta lindën edhe në qytete të tjera të Rumanisë, ku numri i pjesëmarrësve u llogarit midis qindra dhe mijëra protestuesve.Përplasjet në kryeqytet u regjistruan kur një numër protestuesish, në marshimin e tyre përpara sheshit të universitetit, goditën me gurë policinë. Kjo e fundit u përgjigj me gaz lotsjellës dhe zjarrëfikëse me ujë. 30 persona u arrestuan nga autoritetet. Basesku është vendosur edhe më parë në qendër të kritikave, për shkak të deklaratave të tij diskriminuese ndaj romëve, të cilët kanë një komunitet prej disa milionë banorësh në vendin ballkanik me 22 milion banorë. Protesta ka bllokuar qarkullimin e mjeteve. Sipas mediave lokale disa agjentë kanë mbetur të bllokuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›