E Diel, 1 Nëntor 2026

FH: Kolegji Zgjedhor ishte nën presion për ti dhënë mandatin Lulit. Mediat online, të pavarura dhe të plota

Share

Freedom House vlerëson median online, duke thënë se ajo ofroi një panoramë të plotë dhe të pavarur për ngjarjet e 21 janarit, ndryshe nga media tradicionale që vetëm pasqyron shkëmbimet e akuzave mes forcave politike

Demokracia në Shqipëria është sot shumë më keq nga sa ishte në vitin 2005, kur demokratët erdhën në pushtet. Sipas raportit më të fundit të Freedom House, Shqipëria ka përkeqësuar treguesit kryesorë që kur Berisha erdhi në pushtet. Zakonisht, raportet e detajuara për çdo vend nuk publikohen që në fillim, por Freedom House ka vendosur që të sjellë një draft paraprak për Shqipërinë. Në total, vlerësimi për demokracinë në Shqipëri është 4.14 pikë për këtë vit, ndërsa në vitin 2004 ishte 4.13 dhe në vitin 2005 ishte 4.04 pikë. Përkeqësimin më të madh e ka shënuar qeverisja kombëtare, gjyqësori dhe zgjedhjet.

Shqipëria cilësohet një regjim hibrid dhe ajo që të bie në sy në këtë raport është se për herë të parë thuhet se në zgjedhjet lokale të vitit të shkuar Kolegji Zgjedhor ishte nën presionin e qeverisë për të favorizuar Lulzim Bashën.

Bie në sy një vlerësim i bërë për median online, ku thuhet se ishte ajo që ofroi një panoramë më të plotë dhe më të pavarur të ngjarjeve të 21 janarit se media tradicionale. Në raport theksohet se reklamat shtetërore shkuan në mediat qeveritare, ndërsa disa media kritike, ndryshuan pronarë dhe drejtuesit u pushuan nga puna.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›