Itali, vdekja e futbollistit, të hënën varrimi
Brian Filipi u shtyp nga një makinë që ecte me shpejtësi të madhe në Çervia, të premten pas orës 23 të mbrëmjes. Pas ceremonisë arkivoli do të niset drejt Italisë ku dhe do të bëhet varrimi i tij.
RAVENA- Do të zhvillohen të hënën në orën 15.30 minuta në Cervia ceremonia mortore e Brian Filipit, sulmuesit shqiptar i cili vdiq të premten në mbrëmje në një aksident rrugor.
Futbollisti i përfaqësueses Shpresa është shtypur nga një makinë në Çervia, pak pas orës 23 të dy ditëve më parë. Ai ishte bashkë me shokun e skuadrës Stefano Skapini dhe një makinë që po kalonte me shpejtësi tejet çdo limiti, e ka përplasur disa metra tutje. Vetura më pas u karambolua me një rresht makinash të parkuara, të cilat i ka dëmtuar rëndë. Sulmuesi i ri shqiptar është dërguar menjëherë në urgjencën e spitalit, por çdo gjë ka qenë e kotë. Mjekët nuk kanë mundur t’i shpëtojnë jetën, pasi goditja ishte vërtetë e fuqishme.
Pas ceremonisë arkivoli do të niset drejt Italisë ku dhe do të bëhet varrimi i tij.
Thuajse të gjitha klubet e mëdha kanë shprehur hidhërimin për humbjen e 20 vjeçarit, ndërsa skuadra e Ravenës ka kërkuar nga Federata shtyrjen e ndeshjes së sotme ndaj Foxhias, e cila tashmë do të luhet më 30 shtator. Brian Filipi ishte vetëm 20 vjeç dhe kishte luajtur 23 ndeshje sezonin e kaluar në Serinë C të Italisë, duke shënuar edhe 5 gola. Konsiderohej një talent dhe jo më kot, ishte në fokusin e disa skuadrave të Serisë A.
(s.g/BalkanWeb)