Korçë, nis ndërtim i banesave sociale për të pastrehët
Qeveria shqiptare ka dhënë një fond prej 86 milionë lekësh për ndërtimin e pallatit për të pastrehët. Pallati i ri do të jetë 8-katësh dhe do të ketë 26 apartamente.
KORÇË – Pas Fierit, nis dhe në Korçë ndërtimi i banesave sociale për të pastrehët. Projekti pritet të realizohet brenda këtij viti, falë një fondi prej 86 milionë lekësh të akorduar nga qeveria shqiptare. Bëhet fjalë për ndërtimin e një pallati, i cili do të vihet në dispozicion të familjeve të pastreha që plotësojnë kushtet për ta paguar me kredi afatgjatë. Burime nga Enti Kombëtar i Banesave në Korçë bëjnë me dije se, interesat e kredisë do të paguhen nga shteti. Mësohet se trualli (pronë shtetërore) u vu në dispozicion nga bashkia e këtij qyteti. Sipas bashkiakëve, në pallatin që po ndërtohet do të strehohen 35 familje të pastreha. “Pallati i ri do të jetë 8- katësh dhe do të ketë 26 apartamente një dhomë e një kuzhinë dhe 14 apartamente dy dhoma e një kuzhinë. Ndërsa kati i parë i pallatit do të ketë lokale dhe dyqane”, - sqaroi dje për “Gazeta Shqiptare”, drejtoresha e Entit të Banesave, Bruna Treska. Ndërkohë, kjo e fundit bën me dije se i janë bërë kërkesa bashkisë për të përcaktuar edhe troje të tjera për banesa sociale për të pastrehët. Kjo, për faktin se qeveria ka premtuar se ka përparësi strehimin e të pastrehëve. Aktualisht në qytetin juglindor janë mbi 1400 familje që kanë fituar statusin e të pastrehëve që në vitet e parë të demokracisë. Rreth 650 familje prej tyre jetojnë në banesat e pronarëve të ligjshëm, të cilët kanë fituar gjyqet për lirimin e shtëpive të tyre. Lirimi i këtyre banesave është bërë shqetësim, pasi pronarët shpesh herë, duke shfrytëzuar kalimin e afatit të përcaktuar nga gjykata, i nxjerrin familjet e pastreha në rrugë të madhe. Pallati që filloi të ndërtohet ndodhet afër dy pallateve të tjerë që janë ndërtuar gjatë dy viteve të fundit për të pastrehët e qytetit të Korçës. Firma e ndërtimit ka premtuar se do të sistemojë mjedisin rreth pallatit, duke plotësuar kështu kushtin e vënë nga Bashkia e Korçës për të gjitha firmat që ndërtojnë ndërtime publike brenda qytetit.
(GSH/BalkanWeb)