E Diel, 1 Nëntor 2026

Villa: Mund të luaj me Ibrën


Sulmuesi i Barcelonës, David Villa, ka këmbëngulur se ai mund të luajë përkrah bashkëlojtarit Zlatan Ibrahimovic dhe njëherësh u shpreh se nuk i pritet fillimi i sezonit.

"Unë mund të luaj me Ibrahimovic. Totalisht. Në futboll nuk është asgjë e pakoordinueshme dhe aq më pak me lojtarë kualitativë si ai. Unë e di se kemi skuadër të mrekullueshme dhe cilësinë për të fituar gjithçka".

"Unë do të jap më të mirën në çdo seancë stërvitore për të qenë 100 % i gatshëm, por nuk jam ai që vendos . Shpresoj që së shpejti do jem në 100 % të formës dhe ta bëj debutimin tim. Ekipit do t'i duhen golat dhe kjo është puna ime. Me punë të përditshme dhe ndihmën e kolegëve shpresoj se do të shënoj maksimumin e mundshëm".

"Të jem në fushë është vendi ku ndjehem më mirë. Shumë herë kam ëndërruar për debutimin me Barcelonën. Që nga koha kur jam prezantuar si lojtar i Barcelonës, unë kam kërkuar që ta përmbushi ëndrrën e të luajturit për këtë ekip dhe shpresoj se kjo do të realizohet sa më shpejtë që është e mundur", deklaroi Villa për "AS".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›