Presidenti Bush do vizitojë Izraelin, Arabinë Saudite dhe Egjiptin
Burime nga Shtëpia e Bardhë bëjnë të ditur se presidenti Bush dhe Zonja e tij do tw udhëtojnë drejt Izraelit, Arabisë Saudite dhe Egjiptit nga 13 maji deri në 18 maj të këtij viti. Në Izrael presidenti Bush do të takojë presidentin Peres dhe kryeministrin Olmert. Në udhëtimin e tij në Arabinë Saudite ai do të takojë mbretin Abdallah, më pas në udhëtimin e tij në Egjipt presidenti iSHBA-së përveç takimit me presidentin Mubarak, do të takojë edhe mbretin e Jordanisë, Abdullah II por dhe autoritetet palestineze Presidentin Abbaz. Në të njëjtën kohë ai do të përshëndesë forumin ekonomik botëror të lindjes së mesme. Vizitat në Izrael dhe Arabinë Sauditë vijnë edhe si për memorie e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me këto vende. Në takimet e tij presidenti Bush do të ritheksojë dëshirën e Amerikës për paqe dhe prosperitet.