Berisha tur inaugurimesh në Malësinë e Madhe
Kreu i qeverise ndodhet ne Veri te Shqiperise per inagurimin e disa punimeve. Pritet te perurohen rrugët Reç- Qafgradë, një aks që do të lidhë fshatrat e Komunës Qendër dhe të Shkrelit si dhe të rrugës Dedaj - Bogë
SHKODER–Kreu i qeverisë Sali Berisha nisi sot një vizitë në disa zona të Malësisë së Madhe. Fillimisht Kryeministri Berisha, inauguroi, në prani të banorëve të zonës, përfundimin e punimeve të fazës së parë të segmentit, rrugë nacionale- qendër Gruemirë. Ky investim me vlerë të përgjithshme 41 milion lekë, përfunduar deri tani 1.8 km.
Berisha do të marrë pjesë edhe në ceremoninë e përurimit të përfundimit të rikonstruksionit të gjimnazit Bajzë, ku vlera e investimit është 22.6 milion lekë. Gjithashtu gjatë ditës së sotme Berisha do të përurojë edhe rrugën Reç- Qafgradë, një aks rrugor me një investim prej 20 milion lekësh, që do të lidhë fshatrat e Komunës Qendër dhe të Shkrelit si dhe të rrugës Dedaj - Bogë, 12 km , investim me vlerë 120 milion lekë.
(d.b/BalkanWeb)