Sot 5 vjet nga lumturimi i shqiptares, Nënë Tereza
Më 19 tetor të vitit 2003, nobelistja shqiptare u lumturua nga Papa Gjon Pali i II “Në emër të të varfërve e të dashurisë për Zotin” duke hedhur keshtu hapin e parë drejt shenjtërimit të plotë të saj.
TIRANE-VATIKAN-Sot shënohet 5 vjetori i lumturimit të Nënë Terezës. Pesë vjet me pare Papa Gjon Pali II, ne nje ceremoni qe i kalonte përmasat e të gjitha aktiviteteve organizoi lumturimin e humanistes shqiptare, Nene Tereza ne Vatikan. Më 19 tetor të vitit 2003, nobelistja shqiptare u lumturua “Në emër të të varfërve e të dashurisë për Zotin” duke hedhur keshtu hapin e parë drejt shenjtërimit të plotë të saj. Me rastin e 5 vjetorit te Lumturimit të Nënë Terezës pritet qe Papa Benedikti i 16 te mbaje nje fjalim ne Vatikan. Po për këtë përvjetor të pestë Ministria shqiptare e Kultures ka organizuar Ditën Festive të Vrapimit Masiv ne sheshin “Skenderbej”. Ky aktivitet do të vazhdojë të zhvillohet tradicionalisht cdo vit si ‘Maratona e Tiranës”, për nder të ditës së Shenjtërimit të Nënë Terezës. 19 Tetori eshte shpallur feste Kombëtare, ndërsa në vigjilje te saj ne Tirane jane organizuar aktivitete ne kujtim te figures se Shenjte.
Anjezë Gonxhe Bojaxhiu e njohur si Nënë Tereza lindi në Shkup më 26 gusht të vitit 1910 dhe vdiq më 5 shtator 1997 në Kalkuta, (Indi). Ajo u cilësua si humaniste dhe për këtë është nderuar dhe me çmimin Nobel për Paqe.
Gonxhja ishte fëmija e tretë e Kole Bojaxhiut (Nikollë Bojaxhiu) me origjinë nga Mirdita dhe e Drane Bojaxhiut (mbiemri i vajzërisë Barnaj) nga Novo Sella e Gjakovës. Lindi në Shkup më datë 26 gusht 1910. Një ditë pas lindjes u pagëzua në kishën e Zemrës së Krishtit nga famulltari i atëhershëm Dom Zef Ramaj. Gonxhja kishte një vëlla dhe një motër. Babai i saj merrej me tregti dhe mblidhte në shtëpinë e tij artistë dhe patriotë shqiptarë. Mësimet e para i bëri në një shkollë shqipe në Shkup, ndërsa gjimnazin, po në atë qytet, në gjuhën serbo-kroate. Pasionet e saj të rinisë ishin tre: të bëhej mësuese, të shkruante dhe të recitonte poezi, të kompozonte dhe të luante muzikë. Emrin Tereza e mori kur ishte 18 vjeçe dhe u dorëzua murgeshë.
Gjithë jeta dhe vepra e Nënë Terezës iu kushtua të varfërve dhe të sëmurëve. Gjatë viteve të fundit të jetës, pa marrë parasysh problemet e shumta e serioze shëndetësore, Nënë Tereza vijoi t'i printe Kongregatës së saj dhe t'u përgjigjej nevojave të të varfërve e të Kishës. Në vitin 1997 pak para se të ndahej nga jeta, Nënë Tereza kishte 4000 motra, të pranishme në 610 shtëpi misionare, të përhapura në 123 vende të botës.
Nënë Tereza u lumturua në vitin 2003 nga Papa Gjon Pali i II, duke u bere personi i pare per te cilen reduktohet procedura e shenjterimit. Mrekullia qe e kualifikoi per të ecur ne rrugën e shenjtërimit, ishte sherimi i nje tumori vdekjeprures tek nje grua e semure. Miliona katolike po presin lajme per mrekulline e dyte te kryer prej saj, që Nënë Tereza të konsiderohet shenjt.
(d.b/BalkanWeb)