E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, vdes shqiptari në aksident, plagoset tjetri

 

ITALI - Një aksident i rëndë në Bari të Italisë u ka marrë jetën pesë të rinjve, mes të cilëve ndodhet edhe një shqiptar, ndërsa një tjetër është plagosur. Sipas agjencive italiane të lajmeve, aksidenti ka ndodhur rreth orës 3.30 të natës së shtunë, kur dy makina përplasën me njëra-tjetrën në aksin rrugor mes Bisheljes dhe Molfetes. Në njërën nga makinat udhëtonin katër të rinj italianë, ndërsa në automjetin tjetër, tip Volvo, ishin dy shqiptarët Dritan Hoxha dhe Elvis Ramaj. Përplasja e fortë ka shkaktuar vdekjen e katër italianëve dhe Dritan Hoxhës, ndërsa Elvis Ramaj ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Sipas Prokurorisë të Barit, pas hetimeve të para mendohet se shkak i këtij aksidenti ka qenë alkooli, pasi mendohet se të dy grupet e të rinjve kane qenë në një festë në afërsi të Bisheljes, ku kanë konsumuar pije të shumta alkoolike. Policia italiane dje ende nuk kishte dalë me një version zyrtar për këtë aksident, pasi pritet dhe autopsia e trupave të pajetë, si dhe dëshmia e shqiptarit Elvis Ramaj, i vetmi i mbijetuar i aksidentit tragjik. Të gjithë personat që ndodheshin në makinat, që u përplasën ishin në moshë të re.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›