Tiranë, bie zjarr në Linzë dhe pranë QSUT
TIRANE – Zjarri djeg një hektar sipërfaqe me pemë frutore e shkurre në kodrat e fshatit Qesarakë të komunës së Dajtit në lindje të kryeqytetit. Ngjarja ndodhi paraditen e djeshme ndërsa zjarri ka rënë thuajse në të njëjtën hapësirë, ku flakët u shfaqën të premten e javës së kaluar, një zonë jo shumë larg banesave private të zonës. Policia mbërriti në vendin e ngjarjes, duke evakuuar fillimisht, për shkak se zjarri kishte mbërritur vetëm 10 metra larg banesave të tyre. Paraditen e djeshme për shkak të këtij zjarri, policia ka ndërhyrë për të shuar zjarrin që kishte marrë përmasa të mëdha. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe shërbimet e zjarrfikëseve, të cilët kanë arritur të shuajnë zjarrin. Pas më tepër se dy orë përpjekjesh, policia dhe shërbimi zjarrfikës ka mundur të shuajë zjarrin e rënë në këtë sipërfaqe. Një tjetër zjarr ra dje në Tiranë, kur flakët rrezikuan ndërtesën e Qendrës Kombëtare të Kontrollit të Barnave. Flakët u shfaqën në një ndërtesë të pabanuar, e cila ishte ngjitur me “magazinën e ilaçeve”. Brenda pak orësh zjarrfikësit shuan flakët, duke shmangur dëmet e mundshme.