Kapen klandestinë në maunen tregtare
Zbulohen të fshehur pas sediljeve në kabinën e drejtimit të maunes dy klandestinë, që tentonin të kalonin në Greqi.
Trazhgim Sokolaj
Dy personat që po tentonin të kalonin ilegalisht në drejtim të Greqisë janë kapur mesditën e djeshme në një maune, e cila kishte kaluar kontrollin e policisë dhe ndodhej në zonën transit të doganës së Kakavijës në Gjirokastër. Burime zyrtare të Policisë së Shtetit thanë se prania e oficerëve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të cilët kishin shkuar në doganë për të verifikuar nga afër punën e policisë, është bërë shkak për kontrollin e imtësishëm në maunen e dyshimtë. Oficerët e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm kanë vënë re disa veprime të dyshimta nga drejtuesi i maunes dhe menjëherë kanë kërkuar që asaj t’i bëhej një kontroll i imtësishëm, edhe pse policia e pikës kufitare kishte kryer formalisht kontrollin dhe kishte autorizuar kalimin e mjetit në drejtim të Greqisë. “Dy persona të fshehur pas sediljeve të kabinës së drejtimit në maune, u gjetën nga oficerët e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të cilët kanë bërë edhe njëherë nga e para verifikimin e mjetit. Fadil Kuqi, 59 vjeç lindur në Krujë dhe banues në Tiranë dhe Elvis Meti, 19 vjeç nga Guri i Zi në Shkodër, u gjetën të fshehur në pjesën e pasme të sediljeve në kabinën e drejtimit të maunes”, thanë burimet zyrtare të Policisë së Shtetit. Sipas tyre, menjëherë pas zbulimit të dy klandestinëve është bërë edhe ndalimi i shoferit të maunes dhe bllokimi i mjetit të transportit. “Vasillaq Shyti, 47 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan është ndaluar dhe po hetohet për “dhënie ndihme në kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror”, thanë më tej burimet zyrtare. Sipas tyre, drejtuesi i kamionit ka pasur dijeni për klandestinët, të cilët është përpjekur t’i fshehë ndërsa kalonte maunen në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës në Gjirokastër. Ndërsa drejtuesi i mjetit mbahej i ndaluar, dy klandestinët janë marrë në pyetje. Siç duket të zhgënjyer ngaqë nuk kanë arritur të hyjnë në Greqi ilegalisht, ata kanë thënë se i kishin paguar shoferit të maunes 2500 euro secili, me kushtin që të udhëtonin në drejtim të Greqisë për të zbritur në Athinë, ku kërkonin të qëndronin si emigrantë dhe të kërkonin punë. Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka lajmëruar menjëherë Prokurorinë e Rrethit për këtë rast me qëllim zhvillimin e hetimeve të mëtejshme. Nga kontrolli fizik dhe verifikimet e tjera në maune, është konfirmuar se dy klandestinët nuk kishin asnjë dokument identifikimi me vete. Ata po tentonin të kalonin kufirin nga Shqipëria në drejtim të Greqisë për shkaqe emigracioni, pasi i kishin paguar 2500 euro secili drejtuesit të maunes në të cilën ishin fshehur. Mjeti me targa: koka FR 25 63 B dhe trajleri me targa FR 06 18 D, mësohet se i përket një subjekti privat dhe në doganë deklaronte transport mallrash tregtarë.