E Shtunë, 31 Tetor 2026

Yahoo e Microsoft bashkojnë forcat për të mundur Google

Yahoo dhe Microsoft kanë
njoftuar dje një marrëveshje
për kërkime në
internet që do t‘i ndihmojë të
dyja kompanitë që të mundin
rivalen e fuqishme, Google.
Bëhet fjalë për një marrëveshje
10-vjeçare në bazë të së cilës
motori i kërkimit të Microsoft
Bing, do të fuqizojë uebsajtin
e Yahoo dhe në këmbim Yahoo
do të ofrojë strukturën e saj të
reklamave për ofertat online
të Microsoft. Pas kësaj marrëveshjeje,
vlera e aksioneve të
Yahoo ra, duke qenë se disa investitorë
u zhgënjyen nga hapësira
e kufi zuar e marrëveshjes.
Sipas kritikëve të marrëveshjes
për ata që kanë pasur gjithmonë
synim një shkrirje të të dy kompanive
të mëdha, marrëveshja
e djeshme është një zhgënjim.
10 vitet e përcaktuara në të janë
shumë pak. Yahoo vetë shpreson
se një marrëveshje e tillë do të
nxisë të ardhurat e saj operacionale
me rreth 500 milionë dollarë.
Për sa i përket Microsoft,
kompania shpreson se motori i
saj i kërkimit Bing përfi ton një
reklamim dhe forcë të re për të
tërhequr më shumë përdorues
dhe më shumë reklamë. Sipas
marrëveshjes, Microsoft do të
përfi tojë një licencë 10-vjeçare
për kërkimet teknologjike të
Yahoo dhe këto të reja do t‘i kombinojë
me rezultatet e kërkimeve
të veta. Secila nga kompanitë
do të mbajë për vete të gjitha të
ardhurat nga biznesi i reklamave
dhe shitjet. Marrëveshja bën
bashkë numrin 2 dhe numrin 3
të tregut amerikan të kërkimeve
në internet dhe i vendos ato në
një pozicion më konkurrues
ndaj Google, që sipas të dhënave
zotëron 65 të tregut amerikan të
internetit në shërbime të caktuara,
por edhe në reklama. Të dyja
kompanitë e dinë se marrëveshja
e arritur pas negociatash të
gjata është vetëm një fillim i
një bashkëpunimi që mund të
thelohet e pasurohet në varësi
të rezultateve të marrëveshjes
së parë. Dy rivalët e dikurshëm
nisën që të diskutonin për një
marrëveshje të mundshme që
në vitin 2005, para se Microsoft
të intensifi konte përpjekjen e një
viti më parë për të blerë gjithë
Yahoo. Përshpejtuesja e kësaj
marrëveshjeje është shefja e re
ekzekutive e Yahoo, Carol Bartz,
e cila me të marrë postin, 6 muaj
më parë e bëri të ditur synimin e
saj për të arritur një marrëveshje
me Microsoft. Sipas të dhënave
të fundit, Yahoo dhe Microsoft
kanë 28% të tregut amerikan
ndërkohë që Google zotëron
shumicën absolute. Recesioni
dhe kriza ekonomike është një
nga arsyet që përshpejtuan marrëveshjen
e nisur vite më parë.

Do t‘u japë mundësinë kompanive të bashkojnë
forcat në fushën teknologjike dhe atë të
reklamave. Megjithatë, Google është shumë
e fuqishme dhe nëse kompanitë do të duan
ta mundin duhet të bëjnë përpjekje kolosale.
2 Përse marrëveshja ndodh tani? Marrëdhëniet
mes Microsoft dhe Yahoo u përkeqësuan një
vit më parë me dështimin e një përpjekjeje
miliarda dollarëshe për një shkrirje të të dy
kompanive. Si pasojë, themeluesi i Yahoo,
Jerry Yang, u zëvendësua në postin e shefi t
ekzekutiv nga Carol Bartz.
3 Cilat janë detyrimet dhe përfi timet e palëve?
Për Microsoft marrëveshja do të nxisë e promovojë
motorin e ri të kërkimit Bing, si dhe
do t‘i japë kompanisë një pjesë të asaj çka
synonte në tentativën e dështuar për shkrirje
me Yahoo. Nga ana tjetër, kjo e fundit do të
vazhdojë të shesë reklama dhe të kursejë
para nga mosmarrja me motorët e kërkimit.
4 A është kjo marrëveshje ajo që priste tregu?
Sigurisht që nuk është shkrirja për të cilën
Microsoft harxhoi shumë kohë dhe para vitin
e kaluar. Megjithatë, është një arritje e madhe
dhe një hap në drejtimin e objektivit përfundimtar
që për të dyja palët është: mundja e
Google. Sigurisht që për këtë duhet shumë
punë dhe rezultatet do të duan kohë që të
duken.
5 A mund të jetë një marrëveshje e tillë për Microsoft
një devijim nga objektivi i punës dhe
kërkimeve të tija të deritanishme? Në bazë
të marrëveshjes Yahoo do të përdorë motorin
kërkues të Microsoft, Bing dhe teknologjinë
e saj të reklamimit për t‘ua bashkangjitur
reklamat rezultateve të kërkimit. Yahoo do të
merret me shitjen e reklamave dhe shërbimin
e konsumatorit. Disa janë të shqetësuar se
mos përqendrimi i Microsoft në motorin e ri
të kërkimit dhe reklamat do ta shpërqendrojë
kompaninë e famshme nga thelbi i deritanishëm
i biznesit: programimi dhe prodhimi i
sistemeve software.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›