E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja te Dogana, autori detyrohet të vetëdorëzohet

Plaga në kokë dhe ndërprerja
e ndihmës nga të gjithë
shokët e të afërmit e kanë
detyruar Bashkim Qefalinë të
vetëdorëzohet tri ditë pas krimit
të rëndë, ku mbeti i vrarë një
person dhe u plagosën dy të tjerë.
Policia ka mundur të dokumentojnë
këtë ngjarje të rëndë edhe
me ndihmën e familjarëve të
personit të arrestuar, ndërkohë
që ai fshihej në një tunel në një
fshat të Tiranës, pranë shtëpisë
së disa të afërmve të tij. 38-vjeçari
ka pranuar krimin e kryer, duke
rrëfyer historinë e nisur që prej
katër vitesh. Policia e Tiranës
deklaroi se operacioni për kapjen
e Qefalisë ka nisur që ditën e diel,
kur mbeti i vrarë Artan Allushi
dhe u plagosën Kujtim e Nertil Allushi.
Sipas dosjes së dërguar në
prokurori, arrestimi i tij u mundësua
pas një sërë negociatash dhe
pune operative të bërë për tri
ditë. Fillimisht, policia i "preu"
atij gjithë lidhjet shoqërore që e
ndihmonin, deri edhe te kurimi
me ilaçe, nëpërmjet një infermieri.
Më pas e bindi se kishte gjetur
vendin ku fshihej dhe e detyroi që
të vetëdorëzohej. Në orën 23:30 të
së martës, ai është paraqitur në
Drejtorinë e Policisë së Tiranës,
duke i dhënë fund "arratisë".
Historia 4-vjeçare
Sipas dosjes penale dhe dëshmive
të mbledhura, qoftë të
autorit, të të dëmtuarve, apo
edhe personave të tjerë që kanë
lidhje me ngjarjen, historia ka
nisur rreth katër vite më parë.
Në atë kohë, Qefalia punonte si
shofer furgoni për shkollën dhe
bënte linjën Zall-Herr - Yzberisht.
Gjatë punës së përditshme
njihet me një vajzë nga fi si Allushi,
e cila ishte në shkollë dhe
kishte tërheqje për të. Këtë gjë ia
kishte shprehur edhe asaj, e pa
kaluar shumë kohë, familja Allushi
u vu në dijeni të rastit. Në
këto kushte, ata kërkuan takim
me 38-vjeçarin dhe debatuan në
lidhje me këtë problem, pasi ai
ishte edhe i martuar. Më vonë, kjo
histori u harrua për familjen Allushi
deri pak kohë më parë, kur
në qendër të vëmendjes u kthye
Bashkim Qefalia. Për këtë kohë,
nga dëshmitë e mbledhura hidhen
dyshime se vajza ka mbajtur
kontakte me autorin e arrestuar
për vrasje. Sipas të dhënave policore,
rreth 6 muaj më parë, vajza
ishte fejuar me një person dhe
kohët e fundit ai dyshonte se ajo
e tradhtonte e këto hamendësime
ranë sërish mbi Qefalinë. Nga
hetimet e kryera mësohet se ajo
u nda nga i fejuari vetëm pak ditë
para ngjarjes të së dielës, e kjo
mendohet se ka sjellë reagimin e
familjes Allushi, të cilët kërkonin
një përgjigje te 38-vjeçari. Madje,
policia thotë se ka vërtetuar se
Qefalinë e kanë kërcënuar edhe
në telefon për këtë problem.
"Prita" të dielën
Bashkim Qefalia ka punuar
prej kohësh si shofer me furgon
dhe këtë punë kryente deri ditën
e diel, kur ndodhi konfl ikti me
fisin Allushi ku gjatë zënkës, u
vra një person dhe u plagosën
dy të tjerë. Atë ditë, Qefalia po
udhëtonte nga Kamza në drejtim
të "Zogut të Zi", linjë të cilën e
kryente çdo ditë. Te Drejtoria e
Doganës, atij i kanë dalë në pritë
Kujtim, Nertil dhe Artan Allushi.
Ai ka ndaluar makinën e mbushur
me pasagjerë për t‘u sqaruar me
ta dhe ka rënë pre e një dhune me
shkopinj bejsbolli. Sipas policisë,
aty ka tentuar të largohet dhe ka
marrë një goditje në kokë, duke
i shkaktuar një plagë të rëndë.
Në këtë kohë, ka hyrë në makinë
dhe poshtë sediljes së shoferit
ka marrë një pistoletë "TT", duke
qëlluar jo vetëm sa për të trembur
agresorët, por shtatë herë,
e disa prej plumbave kanë zënë
mbi kundërshtarët. Nga kjo, ka
mbetur i vdekur Artani dhe janë
plagosur babë e bir, Kujtim e
Nertil Allushi.
Arratisja dhe ndihma
Në atë moment, një person,
emri i të cilit nuk publikohet
për arsye hetimore, dhe që ende
është i dyshuar si bashkëpunëtor
në ngjarje, e ka ndihmuar të
largohet, bashkë me Isa Lushën,
i cili u arrestua një ditë para
arrestimit të Qefalisë. Te tregu
pranë rrugës "5 Maji", ata kanë
braktisur makinën dhe kanë marrë
një tjetër mjet, duke u larguar
drejt Dajtit. Pikërisht në fshatin
"Ferraj", Qefalia kishte disa të
afërm të tij, ku ka qëndruar për
pak minuta. Ai ka kuruar plagën
në kokë dhe është larguar rreth
200 metra larg banesës së tyre,
ku ka qëndruar i fshehur në një
tunel. Nga ana tjetër, njërit prej
shokëve të tij, i ka thënë që të
kujdeset për gruan dhe fëmijët
nga frika e hakmarrjes. Më pas,
nga një person tjetër, veç këtyre
të dyve që e kanë ndihmuar të
arratiset, ka kërkuar ndihmë që t‘i
blinte ilaçe dhe t‘i sillte një infermier,
pasi plaga ishte në gjendje
shumë të keqe.
Zbulimi nga policia
Policia, e cila ka vënë në
përgjim numrin e telefonit të
Qefalisë ka kuptuar gjithë planin
e tij dhe ka vënë në survejim personin
që do i blinte ilaçet. Ditën
e martë, ai ka marrë edhe infermierin,
duke e nisur drejt fshatit
Ferraj, kur janë ndaluar nga policia
dhe u është kërkuar të bashkëpunojnë.
Gjithashtu, policia
ka shoqëruar edhe të afërm të
tjerë të tij, të cilët kanë nisur
të negociojnë për dorëzimin e
Qefalisë. Por, 38-vjeçari nuk ka
pranuar. Në këto momente, policia
ka qenë e gatshme të arrestojë
edhe shokun tjetër të tij, i cili
po e ndihmonte, por ka kërkuar
prej tij që të kontaktojë me Qefalinë
dhe t‘i tregojë se i kishin
shoqëruar të afërmit dhe askush
nuk mund ta ndihmonte, pasi
ishin në survejim. Gjithashtu,
policia kishte përgatitur terrenin
për ndërhyrje edhe me forca speciale,
pasi ishte lokalizuar zona,
pavarësisht se jo shumë ekzakte.
Kështu, pasi Qefalia ka marrë
paralajmërimet e fundit dhe falë
punës operacionale të ngritur
nga policia, është detyruar të
vetëdorëzohet.
Arma dhe deklarimi
Para Drejtorisë së Policisë
së Tiranës, ai ka telefonuar në
numrin që kishte dhënë policia
për dhënie informacioni, që do
të çonte në arrestimin e tij dhe
ka treguar se kishte ardhur për
t‘u dorëzuar. Në praninë e një
avokati, ai ka pranuar vrasjen e
kryer, duke treguar gjithë historinë,
megjithëse nuk ka dorëzuar
armën e krimit. Për pistoletën, ai
ka shpjeguar se e kishte hedhur
rrugës dhe nuk e mbante mend
se në çfarë vendi. Nga ana tjetër
ka treguar se ishte i plagosur
dhe mëngjesin e djeshëm, me
forca të shumta policia, ai është
dërguar për ndërhyrje kirurgjikale
në spital. Më pas, është
ridërguar në qeli, ku do të presë
masën e sigurisë nga Gjykata e
Tiranës. Ndërsa për Kujtim dhe
Nertil Allushin, policia ende nuk
ka vendosur nëse do i dërgojë
për ndjekje penale apo jo për
plagosje të rëndë ndaj Qefalisë.

Policia: Ja ku mund
të jepni informacion

Ngjarja e së dielës ka vënë në lëvizje jo vetëm policinë e kryeqytetit,
por edhe zyrtarë të tjerë, deri te Kryeministri Sali Berisha. Por,
policia ka falënderuar për zbardhjen e plotë të këtij krimi dhe për
arrestimin e autorit të gjithë qytetarët, të cilët kanë dhënë ndihmën e
tyre, duke telefonuar në numrin që kishte publikuar për informacion.
Në lidhje me këtë ngjarje, strukturat e hetimit të krimit të policisë
së Tiranës, kishin vendosur shumën e parave prej 500 mijë lekësh
shpërblim, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen
e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, i cili ishte i identifi kuar. Për
këtë, policia vuri në dispozicion numrin e telefonit, 069 41 11 021,
që i përket njërit prej drejtuesve të hetimit të krimit në Drejtorinë e
Policisë së Tiranës. Madje, policia ka shtuar se ky numër do jetë në
dispozicion për mesazhe edhe për ngjarje të tjera kriminale, apo për
çdo informacion të vlefshëm. Sipas të dhënave zyrtare, qytetarët
mund të drejtohen te ky numër për çdo lloj informacioni që lidhet me
krimin dhe policia garanton dhe siguron anonimitetin për ta, duke
shtuar se informacione të tilla do i vihen në dijeni vetëm drejtorit
të Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›