Itali, vritet me armë një shqiptar
Një shqiptar ka mbetur i vrarë, ndërsa dy bashkatdhetarët e tij të plagosur në një përplasje me armë mes dy grupeve shqiptare në Arezzo të Italisë. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia italiane e lajmeve ANSA, e cila u është referuar hetuesve të qytetit italian. Sipas hetimeve të Prokurorisë italiane, personi i mbetur i vrarë është Agim Leka. I riu 20-vjeçar kishte mbërritur në spitalin e Arezzos me një makinë, e cila ishte larguar më pas menjëherë.
Infermierët kishin dalë jashtë, pasi kishin dëgjuar lutjen për ndihmë dhe kishin parë të riun shqiptar të shtrirë në tokë. Sipas medias italiane, Agim Leka kishte vdekur vetëm pak minuta më pas, për shkak të plagëve të rënda që kishte marrë nga plumba pistolete. Dy shqiptarët e tjerë të plagosur kanë mbërritur në spital me ndihmën e një ambulance. Njëri prej të plagosurve është Rodjan Ruci, 27 vjeç, i cili ka marrë plagë në kofshë dhe pasi është operuar, është nën kontroll të mjekëve, ndërsa nuk bëhet i ditur emri i personit të tretë, i cili, sipas medias italiane, është edhe ai shqiptar. Ky i fundit ka plagë të shkaktuara ndoshta nga një kaçavidë. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të djeshëm, rreth orës 04.00, në një shesh të Arezzos në Itali. Nuk dihet ende cili ka qenë motivi i përplasjes. Skuadra e policisë, e drejtuar nga Marco Dalpiaz, së bashku me një hetues po mbledhin dëshmi për të ndërtuar dinamikën e ngjarjes, por është shumë e vështirë, shkruan agjencia italiane e lajmeve, ANSA. Nga të dhënat e para mësohet se gjatë përplasjes është vjedhur dhe makina e një shqiptari, e cila më pas u gjet poshtë një banese në rrugën ku ndodhi dhe përplasja. Hetuesit italianë dyshojnë se mund të jetë një përplasje midis grupeve kriminale të trafikut të drogës, por nuk përjashtohet se shqiptarët të jenë sulmuar për t‘u grabitur. Megjithatë, hetuesit italianë kanë marrë në pyetje dhjetëra persona, por deri në orët e pasdites së djeshme nuk ka asnjë të arrestuar. Ajo çka ka frikësuar komunitetin shqiptar, është mënyrë e ngjarjes, pasi askush nuk është ndaluar apo arrestuar, duke dhunuar kështu një tjetër sulm ndaj komunitetit shqiptar në Itali. Pas viteve të tëra, kur shqiptarët shiheshin si bazë e dhunës, trafikut dhe prostitucionit, tashmë komunitete të tjera ia kanë zënë vendin. Shqiptarët kanë krijuar familje dhe punojnë në punë të ndershme. Megjithatë, kjo nuk i ka penguar kriminelët ordinerë që t‘i sulmojnë, qoftë edhe për t‘i grabitur. Duket se policia italiane mjaftohet me një deklaratë se ngjarja ka ardhur si pasojë e përplasjeve mes grupeve shqiptare, por kjo nuk është rruga e duhur për gjetjen e autorëve. Rrugëdalja dhe zbardhja e ngjarjes mund të vijë nga dëshmia e dy të mbijetuarve dhe më pas policia italiane mund të bëjë një deklaratë përfundimtare për ngjarjen.