E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli ‘sulmon‘ Edi Ramën

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka lëshuar sërish akuza ndaj socialistëve gjatë një vizite që ajo ka zhvilluar në Mamurras. Në një takim me banorët e kësaj zone, Topalli tha se opozita është kthyer në një korr korbash që sipas saj, vajtojnë çdo ditë duke refuzuar realitetin. "Tamam si sot një vit më parë zëdhënësi i Edi Ramës doli në Tiranë në konferencat e tyre të mërzitshme duke thënë se nuk do e pranojnë Shqipërinë, dhe nuk do i japin Shqipërisë ftesën në NATO. Pas dy ditësh Sali Berisha ishte i ulur me Xhorxh Bushin për të marrë ftesën në NATO. Përsëri zëdhënësi i Edi Ramës del dhe thotë se Shqipëria nuk do të integrohet, sepse kemi probleme me kartat e identitetit", tha Topalli. Sipas saj, "Ky është një turp, ky është papërgjegjshmëri. Janë kthyer në një korr korbash që vajtojnë çdo ditë, që refuzojnë realitetin", deklaroi kryeparlamentarja Topalli.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›