Kurbin, zhduket 19 vjeçarja, familja denoncon në polici
>Një vajzë në moshën 19- vjeçare është denoncuar dje si e zhdukur në rajonin Kurbinit. Policia vendore tha se 19- vjeçarja A. Paja, lindur e banuese në fshatin Gjormë të Kurbinit është denoncuar nga familjarët e saj, të cilët i thanë sektorit të krimit kundër personit në komisariatin e Kurbinit, se vajza e tyre mungon që prej tre ditësh.
Fillimisht familja e të resë ka bërë përpjekje vetë, për të gjetur ku ishte vajza, duke kërkuar te të afërm, fqinjë dhe miq të tyre. Por kur kanë humbur çdo shpresë se mund ta gjenin pa ndërhyrjen e policisë, kanë vendosur të depozitojnë kallëzim për zhdukjen e 19- vjeçares. Policia tha se vendosi të nisë kërkimet për gjetjen e 19- vjeçares A. Paja, por deri tani asnjë gjurmë të saj nuk ka. Kontaktet telefonike janë të pamundura ndërkohë që po kryhen kërkime në të gjithë rajonin e Kurbinit. Mësohet sipas denoncimit, se vajza e re punonte dhe tre ditë më parë, ka shkuar në punë por nuk është kthyer më në shtëpi. Policia tha se është e detyruar të përfshijë të gjitha pistat e mundshme të zhdukjes duke mos përjashtuar edhe një rrëmbim. Ndërkohë, policia bëri të ditur se ka shpërndarë foton e vajzën në të gjitha komisariatet dhe po punon për gjetjen e saj.