Elbasan, 150 persona në nevojë përfitojnë ndihma nga Kuvajti
>Qendra për Bashkëpunim Ndërkombëtar, në bashkëpunim me Myftininë si dhe Bashkinë e Elbasanit kanë shpërndarë dje ndihma humanitare për 150 individë me probleme ekonomike, si dhe për të moshuarit e vetmuar. Zgjedhja e 150 individëve në nevojë është bërë nga Zyra e Shërbimit Social pranë Bashkisë së Elbasanit.
Presidenti i "Qendrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar", Arben Ramkja, tha se shpërndarja e ndihmave humanitare është mundësuar nga familja kuvajtiane Jarrah Al Jarrah, e cila përzgjodhi qytetin e Elbasanit për të realizuar këtë bamirësi në këtë fillim viti. Prej vitesh Qendra për Bashkëpunim Ndërkombëtar, në bashkëpunim me Myftininë e Elbasanit kanë nën kujdesin e tyre 250 familje në nevojë, të cilat i ndihmojnë çdo muaj me ushqime apo vlera monetare.